SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Sinapsat dhe neurotransmiterët
Hyrja
Organizmi i njeriut ka aftësinë e mbajtjes së homeostazës.Këtë e mundëson sistemi nervor
qendror dhe periferik,të cilët koordinojnë lëvizjen e muskujve,funksionet metabolike,kardio-
respiratore dhe ekskretuese.
Që të arrihet ky koordinim qelizat nervore duhet të komunikojnë në mes vete dhe me qelizat e
tjera.Ky proces ndodh falë sinapsave të cilat paraqesin vendtakim mes neuronit me neuron tjetër
apo neuronit me qeliza tjera qëllimore;si dhe neurotransmiterëve te cilët paraqesin molekula
kimike për bartjen e informacionit.
Sinapsat
Sinapsat paraqesin pikë takimi midis dy
neuroneve ose një neuroni dhe një qelize
tjetër qëllimore,si një qelize muskulore apo
gjëndrrore. Në sinapsë me ndihmën e
neurotransmiterëve ndodh përçimi i
impulsit nga neuroni pre-sinaptik (dërgues)
në neuronin post-sinaptik (pranues).
Sinapsat zakonisht gjenden në mes të pjesëve të skajshme të aksonit të neuronit dërgues dhe
trupit apo dendrideve të neuronit pranues.Një akson i vetëm mund të ketë disa degë,duke i
mundësuar neuronit të bëjë sinapsa me më shumë qeliza. Ngjashëm,një neuron i vetëm mund të
pranojë informata nga neuronë të ndryshëm dergues.
Llojet e sinapsave
Varësisht nga ajo se si përçohen impulset nëpër sinapsa,sinapsat i ndajmë në:
 Sinapsa kimike
 Sinapsa elektrike
Sinapsat kimike
Përçimi kimik përfshin lirimin e mesazherëve të
njohur si neurotransmiter. Neurotransmiterët bartin
informata nga neuroni pre-sinaptik në neuronin
post-sinaptik.
Brenda pjesës terminale të një neuroni dërgues ka
shume vezikula (fshikëza) sinaptike.Ato kanë
formë sferike dhe janë të mbushura me mulekula
neurotransmituese.Mes membranës pre-sinaptike të
neuronit dërgues dhe asaj post-sinaptike të qelizës
pranuese ndodhet një zbrazëtirë që njihet si
plasaritje sinaptike.
neurotransmiterëve
Neuroni në gjendje të qetësisë (në munges të impulsit)
ka gradient negativ të koncentrimit,që do të thotë se
jashta neuronit ka më shumë jone pozitive se sa
brenda,prandaj themi se membrana e neuronit është e
polarizuar.Kjo gjendje e gradientit negativ të kon-centrimit njihet si potencial membranor i
qetësisë. Gjatë potencialit membranor të qetësisë
kemi:
 Më shumë jone Na+ jashtë se sa brenda neuroni
 Më shumë jone K+ brenda se sa jashtë neuronit
Koncentrimi i këtyre joneve nuk është statik.Jonet
lëvizin brenda dhe jashtë neuronit nëpër kanalet
membranore gjatë tërë kohës duke tentuar ta
barazojnë koncentrimin e vet.Mirëpo,qeliza sidoqoftë e
mbanë gradientin negativ të koncentrimit (-40 deri - 90
milivolt).Si?
Qeliza e mbanë këtë gradient pasi në membranë ka
disa pompa proteinore të njohura si pompa natrium-
kalium të cilat pompojnë kalium brenda qelizes dhe
natrium jashtë.Për çdo dy jone kaliumit të pompuara
brenda,kjo pompë nxjerr jashtë tre jone të natriumit
dhe nga ky koncentrim jo i barabart i joneve si dhe nga
ekzistimi i disa proteinave negative në neuron,qeliza
nervore është e polarizuar.
Potenciali i aksionit
Kur një impuls nervorë (potencial i aksionit) arrinë
në pjesën terminale të aksonit të neuronit pre-
sinaptik,i aktivizon kanalet e kalciumit në
membranën e qelizës.Hapja e këtyre kanaleve
kushtëzohet nga voltazhi (një ndryshim potenciali
i shprehur në volt) që shkakton impulsi. Ca+2,i cili
është prezent në një koncentrim shumë më të madh jashtë sesa brenda neuronit,depërton
në neuron. Kalciumi i futur në neuron i mundëson vezikulave sinaptike të fuzionohen me
membranën e skajit te aksonit,duke liruar neurotransmiter në plasaritjen sinaptike.
Këto neurotransmiter lidhen për receptorët proteinor të qelizës post-sinaptike. Aktivizimi i
receptorëve con deri te hapja ose mbyllja e kanaleve të joneve në membranën e qelizës pranuese.
Nëse kemi hapje të kanaleve atëher trupi i qelizës depolarizohet për shkak të depërtimit të
joneve pozitive.Jonet pozitive (jonet e Na+) duke depërtuar në qelizë e zvogëlojnë polaritetin dhe
kur trupi bëhet aq pozitiv sa t'i hapë kanalet e natriumit në akson,ndodh dërgimi i potencialit te
aksionit.Kanalet e Natriumit hapen njëri pas tjetrit në aksonin e qelizës duke e depolarizuar
atë,pra duke e përçuar impulsin.
Ripolarizimi e sjell qelizën përsëri në potencialin e qetësisë.Kjo ndodh kur të mbarojë sinjali që
ka ardhur nga qeliza pre-sinaptike.Që të mbarojë ky sinjal,plasaritja sinaptike patjetër duhet të jetë
e pastruar nga neurotransmiterët.Ka disa mënyra se si ndoh ky proces.Neurotransmiteri mund të
zbërthehet nga enzimet,mund të thithet prap nga neuroni pre-sinaptik,ose mund te shpërndahet
dhe kështu të largohet nga plasaritja sinaptike.Pasi të largohet neurotransmiteri kanalet e
natriumit mbyllen,duke ndaluar hyrjen e mëtejshme të joneve pozitive në neuron.Në të njejtën
kohë,hapen kanalet e kaliumit.Pasi që ka më shumë kalium brenda se sa jashtë qelizës,kur të
hapen kanalet kaliumi kalon jashtë.Kjo do të thotë se qeliza humb jone pozitive dhe kthehet në
gjendjen e qetësisë.
Pas ripolarizimit vjen faza e hiperpolarizimit,e cila e bënë qelizën me negative se potenciali i vet
membranor i qetësisë.Pasi potenciali i aksionit të ketë kaluar,kanalet e kaliumit qëndrojnë hapur
pak më gjatë dhe kjo u mundëson joneve të kaliumit(jone pozitive) të dalin jashtë neuronit.Kjo do
të thotë se qeliza përkohësisht hiperpolarizohet,ose bëhet më negative se sa në gjendjen e
qetësisë.Pasi kanalet e kaliumit të mbyllen pompa natrium-kalium aktivizohet për ta rivendosur
gjendjen e qetësisë.
Depolarizimi
Sinapsat elektrike
Sinapsat elektrike,për dallim nga sinapsat
kimike,formojnë lidhje fizike direkte ne mes të
neuronit pre-sinaptik dhe post-sinaptik.Kjo lidhje ka
formën e kanaleve të quajtura hapsira lidhëse,të
cilat u mundësojnë joneve të lëvizin direkt nga një
qelizë në tjetrën.Këto sinapsa janë më të
shpejta,por më të rralla se ato kimike.
Neurotransmiterët
Shumica e sinapsave në organizmin tonë janë kimike,që do të thotë se informacioni bartet
nga molekulat kimike,të njohura si
neurotransmiter.
Neurotransmiterët janë bartës kimik të
mesazheve. Ato tajohen nga neuronet në
sinapsa, ashtu që të mund të “flasin” me qelizat
fqinje.Ketë mesazh qeliza fqinje e “dëgjon” me
anë te receptorëve proteinik.
Siç tham edhe më lart,neurotransmiterët janë të
akumuluar në vezikulat sinaptike,lirohen nga
pjesa terminale e aksonit gjatë potencialit të
aksionit dhe lidhen për receptorët e membranës
post-sinaptike të qelizës.
Neurotransmiterët mund të ndahen në dy grupe kryesore:
 molekula të vogla të neurotransmiterëve
 neuropeptide
Molekulat e vogla të neurotransmiterëve janë lloje të ndryshme të molekulave të
vogla organike.Këtu bëjnë pjesë:
o Neurotransmiterët amino-acid si glutamati,GABA (γ-aminobutyric acid) dhe
glicina.Siç mund ta kuptojmë nga emri,këto neurotransmiter janë të ndërtuar nga
amino-acidet.
o Aminet biogjene si dopamina,norepinefrina,epinefrina,serotonina dhe histamine.Këto
neurotransmiter kanë prejardhjen nga amino-acidet,të cilat për dallim nga amino-acidet
nuk e kanë grupin karboksil.Pra,ato formohen me dekarboksilimin e amino-acideve.
o Neurotransmiterët purinergjik,si ATP dhe adenozina,të cilët jane nukleutide dhe
nukleozide.Keto neurotransmiter e kanë marrë emrin nga bazat purine,të cilat janë të
ndërtuara nga dy unaza të azotit.
o Acetilkolina nuk bën pjesë në asnjë kategori strukturale,por është neurotransmiteri
kryesorë në sinapsat neuromuskulare(ku neuroni lidhet me qelizën muskulore),si dhe
në shumë sinapsa tjera.
Adenozina
Acetilkolina
Dopamina Serotonina
Neuropeptidet janë neurotransmiter të ndërtuar nga tre ose më shumë amino-acidet dhe
janë më të mëdha se molekulat e vogla të neurotransmiterëve.Ka neuropeptide të
ndryshme.Aty bëjnë pjesë endorfinet dhe enkefalinet,të cilat e inhibojnë
dhembjen;Substanca P,që bartë sinjalet e dhembjes;dhe Neuropeptidet Y,që stimulojnë të
nxisin të ngrënit dhe mund t’I ndalojnë konvulzionet
Enkefalina
Neurotransmiterët e deritanishëm mund të konsiderohen si neurotransmiter
"tradicional".Kohëve të fundit janë identifikuar neurotransmiter,të cilat nuk i ndjekin rregullat
e zakonshme.Ato janë quajtur si neurotransmiter "jo tradicional".
Këto neurotransmiter nuk gjenden në vezikulat sinaptike dhe mund të bartin mesazhe nga
neuroni post-sinaptik në atë pre-sinaptik.Gjithashtu,në vend që të reagojnë me receptorët e
membranës së qelizës qëllimore,këto neurotransmiter mund të veprojnë direkt me
molekulat brenda qelizës.Shembull për këto neurotransmiter janë: oksidi nitrik,monoksidi i
karbonit.
Efekti I neurotransmiterëve
Disa neurotransmiter kanë efekt nxitës,të cilët e bëjnë neuronin qëllimor të aftë për ta
përçuar impulsin.Të tjerët neurotransmiter kanë efekt inhibues duke i’a bërë të pamundur
neuronit qëllomor për ta përçuar impulsin.P.sh:
 Glutamati është neurotransmiteri kryesor nxitës në sistemin nervor qendror.
 GABA është neurotransmiteri kryesor inhibues në sistemin nervor qendror.
 Glicina është neurotransmiteri kryesor inhibues në palcën kurrizore.
Sidoqoftë,nuk ekziston një kufi I prerë midis këtyre effekteve në bazë të të cilëve I
klasifikuam neurotransmiterët si nxitës dhe inhibues.Një neurotransmiter,ndonjëherë mund
të ketë edhe efekt nxitës edhe inhibues varësisht nga rasti.Si mund të ndodh kjo?
Ekziston vetëm një lloj I receptorëve për secilin neurotransmiter,mirëpo,një neurotransmiter
mund të lidhet me më shumë lloje të receptorëve.Varësisht se cfarë receptorë ka qeliza
post-sinaptike,ashtu do të manifestohet efekti I neurotransmiterit.
Shembull:Acetilkolina
Neurotransmite acetilkolin është nxitës në sinapsat neuromuskulore në muskujt
skeletor,duke I mundësuar muskulit të kontraktohet.Ky neurotransmiter,është inhibues për
zemrën,ku I zvogëlon të rrahurat e zemrës.Këto efekte të kundërta janë të mundur falë dy
llojeve të ndryshmë të receptorëve të acetilkolinës në dy vendet e ndryshme.
 Receptorët e acetilkolinës në muskujt skeletor quhen receptorë nikotinik të
acetilkolinës.Ato mundësojnë depolarizimin e qelizës kur të lidhen me acetilkolinen.
 Receptorët e acetilkolinës në muskulin e zemrës quhen receptorë muskarinik të
acetilkolinës.Ato nxisin procese që e inhibojnë përçimin e potencialit të aksionit.
Këto receptorë emërohen sipas llojeve të molekulekulave (përveç acetilkolinës),që mund të
lidhen dhë t’i aktivizojnë receptorët.Nikotina e emiton rolin e acetilkolinës kur lidhet me këto
receptorë,si dhe një toksinë e një kepurdhe që quhet muskarinë,emiton rolin e acetil kolinës
kur lidhet për receptorët tjerë.
Roli I neurotransmitërëvenë organizëm
Dopamina
Dopamina mund të luaj role të ndryshme në tru,varësisht nga lokacioni.Në korteksin
frontal,dopamina ka rolin e oficerit të trafikut duke kontrolluar kalimin e informacioneve në
pjesët e tjera të trurit.Gjithashtu luan rol në vëmendje,zgjidhjen e problemeve dhe
kujtesë.Dopamina luan rol edhe në gjërat që na japin neve kënaqësi.P.sh nëse hamë një
pjesë çokollatë,dopamina do të lirohet në disa zona të trurit,duke na mundësuar ta ndjejmë
kënaqësine,duke na motivuar të hamë edhe më shumë çokollatë.
Serotonina
Serotonina njihet si një neurotransmiter inhibues,që do të thotë se nuk I jep neuronit të
ardhshëm sinjal për ta përçuar.Serotonin merr pjesë në disponim, në ciklin e
gjumit,kontrollimin e dhembjes dhe tretje.Në fakt,sasia më e madhe e serotoninës gjendet
në traktin gastrointestinal dhe vetëm 10% në tru.
Acetilkolina
Acetilkolina luan një rol të madh në lëvizjën e organizmit,pra kontraktimin e muskujve.Ky
neurotransmiter gjithashtu luan rol të rëndësishem në formimin e memorisë,arsyetimin
verbal dhe logjik si dhe në koncentrim.Acetilkolina gjithashtu ndihmon në të ashtuquajturën
sinaptogjenez,ose krijimin e sinapsave të reja dhe të shëndetshmë nëpër tru.
GABA
Gaba gjithashtu është I njohur si neurotransmiter inhibues që ndihmon në balancimin e
neuroneve të cilat mund të jenë duke mbi-përçuar impulse.Kjo është vecanërisht e
rëndësishme kur vjen në shprehjë anksioziteti ose frika,sepse lirimi I GABA-s ndihmon që
organizmi të qetësohet.Në fakt,kofeina ndikon në pengimin e lirimit të këtij
neurotransmiteri,kështu truri më shumë stimulohet.
Ky neurotransmiter luan një rol të rëndësishëm edhe në shikim dhe kontroll motorik.Disa
barëra veprojnë duke e rritur nivelin e GABA-s në tru.Kjo ndihmon në rast të epilepsisë dhe
në trajtimin e dridhjeve te pacientët me sëmundjen e Huntingtonit.
Norepinefrina (noradrenalina)
Noradrenalina është një neurotransmiter që ndikon në aktivizimin e sistemit nervorë
simpatik,sidomos në gjendje stresuese (mekanizmi “fight or flight”).Ky neurotransmiter
luan rol të rëndësishëm edhe në vëmendje,emocione,gjum,mësim etj.
Çrregullimetsi pasojë e neurotransmiterëve
Depresioni
Ka shumë shkaktarë të depresionit,e njëri prej tyre është edhe sasia e serotoninës në
tru.Studimet kanë treguar se zvogëlimi I prodhimit të serotoninës mund të çojë deri në
depresion.Si neurotransmiter tjerë që mund të ndikojnë në paraqitjen e këtij cregullimi
llogariten edhe norepinephrina dhe dopamine.Shumica e barërat anti-depresiv ndikojnë
ashtu që nuk lejojnë që këto neurotransmiterë të reabsorbohen në qelizën pre-sinaptike
dhe kështu rritet sasia e tyre dhe ngacmueshmëria e neuronit post-sinaptik.
Sëmundja e Parkinsonit
Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurodegjenerativ që paraqitet për shkak të
shkatërrimit të neuroneve që bëjnë prodhimin e dopaminës.Pasi që dopamina është
përgjegjëse për përçimin e impulseve për lëvizje,vdekja e këtyre neuroneve shkakton
simptome si: dridhje,rigiditet(ngurtësi) në lëvizje dhe balancë jo e mirë e trupit.
Skizofrenia
Skizofronia është një çrregullim psiqik që ndikon në mënyrën se si një njeri mendon,ndihet
dhe vepron.Disa studime tregojnë se disa prishje të sasisë së dopaminës mund të luajnë
një rol."Hipoteza e dopaminës" thot se shumë dopaminë në tru mund të shkaktojë
skizofreninë.
Përfundimi
Për shkak të funksionit të ndërlikuar të trurit dhe nevojës për ta kuptuar se si ai
funksionon,aktiviteti i sinapsave dhe neurotransmiterëve është një fushë ku bëhen shumë
kërkime dhe studime intenzive.
Mjetet dhe teknologjitë e reja në fizikë,biokimi,biologji molekulare dhe qelizore e bënë të
mundur studimin e këtij aktiviteti për herë të parë.Janë duke u bërë ende shumë hulumtime
në këtë fushë,të cilat vazhdojnë t'i zbulojnë misteret në lidhje me shëndetin mendor dhe
sëmundjet.
Literatura e shfrytëzuar
 Khan Academy-web faqe
 Blog CogniFit
 Crash Coure-program në Youtube
Përmbajtja
Hyrja..................................................................................................................................................2
Sinapsat.............................................................................................................................................3
Llojet e sinapsave............................................................................................................................3
Sinapsat kimike...........................................................................................................................3
Sinapsat elektrike........................................................................................................................6
Neurotransmiterët..............................................................................................................................6
Efekti I neurotransmiterëve.............................................................................................................8
Roli I neurotransmitërëve në organizëm.........................................................................................10
Çrregullimet si pasojë e neurotransmiterëve ..................................................................................11
Përfundimi.......................................................................................................................................12

More Related Content

What's hot

Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreJuljan Tahiri
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëStudentët e Pejës
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliAba Abush
 
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Ardian Z. Kryeziu
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e MendelitAldo Keçi
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Denis Lezo
 
Truri i njeriut ne teresi
Truri i njeriut ne teresiTruri i njeriut ne teresi
Truri i njeriut ne teresiSara Rama
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmematildad93
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreArlinda
 

What's hot (20)

Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Projekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizikProjekt edukimi fizik
Projekt edukimi fizik
 
Ligjet e Mendelit
Ligjet e MendelitLigjet e Mendelit
Ligjet e Mendelit
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
 
Truri i njeriut ne teresi
Truri i njeriut ne teresiTruri i njeriut ne teresi
Truri i njeriut ne teresi
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshme
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Aksidentet rrugore
Aksidentet rrugoreAksidentet rrugore
Aksidentet rrugore
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 

Sinapsat dhe neurotransmiterët

  • 2. Hyrja Organizmi i njeriut ka aftësinë e mbajtjes së homeostazës.Këtë e mundëson sistemi nervor qendror dhe periferik,të cilët koordinojnë lëvizjen e muskujve,funksionet metabolike,kardio- respiratore dhe ekskretuese. Që të arrihet ky koordinim qelizat nervore duhet të komunikojnë në mes vete dhe me qelizat e tjera.Ky proces ndodh falë sinapsave të cilat paraqesin vendtakim mes neuronit me neuron tjetër apo neuronit me qeliza tjera qëllimore;si dhe neurotransmiterëve te cilët paraqesin molekula kimike për bartjen e informacionit.
  • 3. Sinapsat Sinapsat paraqesin pikë takimi midis dy neuroneve ose një neuroni dhe një qelize tjetër qëllimore,si një qelize muskulore apo gjëndrrore. Në sinapsë me ndihmën e neurotransmiterëve ndodh përçimi i impulsit nga neuroni pre-sinaptik (dërgues) në neuronin post-sinaptik (pranues). Sinapsat zakonisht gjenden në mes të pjesëve të skajshme të aksonit të neuronit dërgues dhe trupit apo dendrideve të neuronit pranues.Një akson i vetëm mund të ketë disa degë,duke i mundësuar neuronit të bëjë sinapsa me më shumë qeliza. Ngjashëm,një neuron i vetëm mund të pranojë informata nga neuronë të ndryshëm dergues. Llojet e sinapsave Varësisht nga ajo se si përçohen impulset nëpër sinapsa,sinapsat i ndajmë në:  Sinapsa kimike  Sinapsa elektrike Sinapsat kimike Përçimi kimik përfshin lirimin e mesazherëve të njohur si neurotransmiter. Neurotransmiterët bartin informata nga neuroni pre-sinaptik në neuronin post-sinaptik. Brenda pjesës terminale të një neuroni dërgues ka shume vezikula (fshikëza) sinaptike.Ato kanë formë sferike dhe janë të mbushura me mulekula neurotransmituese.Mes membranës pre-sinaptike të neuronit dërgues dhe asaj post-sinaptike të qelizës pranuese ndodhet një zbrazëtirë që njihet si plasaritje sinaptike. neurotransmiterëve
  • 4. Neuroni në gjendje të qetësisë (në munges të impulsit) ka gradient negativ të koncentrimit,që do të thotë se jashta neuronit ka më shumë jone pozitive se sa brenda,prandaj themi se membrana e neuronit është e polarizuar.Kjo gjendje e gradientit negativ të kon-centrimit njihet si potencial membranor i qetësisë. Gjatë potencialit membranor të qetësisë kemi:  Më shumë jone Na+ jashtë se sa brenda neuroni  Më shumë jone K+ brenda se sa jashtë neuronit Koncentrimi i këtyre joneve nuk është statik.Jonet lëvizin brenda dhe jashtë neuronit nëpër kanalet membranore gjatë tërë kohës duke tentuar ta barazojnë koncentrimin e vet.Mirëpo,qeliza sidoqoftë e mbanë gradientin negativ të koncentrimit (-40 deri - 90 milivolt).Si? Qeliza e mbanë këtë gradient pasi në membranë ka disa pompa proteinore të njohura si pompa natrium- kalium të cilat pompojnë kalium brenda qelizes dhe natrium jashtë.Për çdo dy jone kaliumit të pompuara brenda,kjo pompë nxjerr jashtë tre jone të natriumit dhe nga ky koncentrim jo i barabart i joneve si dhe nga ekzistimi i disa proteinave negative në neuron,qeliza nervore është e polarizuar. Potenciali i aksionit Kur një impuls nervorë (potencial i aksionit) arrinë në pjesën terminale të aksonit të neuronit pre- sinaptik,i aktivizon kanalet e kalciumit në membranën e qelizës.Hapja e këtyre kanaleve kushtëzohet nga voltazhi (një ndryshim potenciali i shprehur në volt) që shkakton impulsi. Ca+2,i cili është prezent në një koncentrim shumë më të madh jashtë sesa brenda neuronit,depërton në neuron. Kalciumi i futur në neuron i mundëson vezikulave sinaptike të fuzionohen me membranën e skajit te aksonit,duke liruar neurotransmiter në plasaritjen sinaptike.
  • 5. Këto neurotransmiter lidhen për receptorët proteinor të qelizës post-sinaptike. Aktivizimi i receptorëve con deri te hapja ose mbyllja e kanaleve të joneve në membranën e qelizës pranuese. Nëse kemi hapje të kanaleve atëher trupi i qelizës depolarizohet për shkak të depërtimit të joneve pozitive.Jonet pozitive (jonet e Na+) duke depërtuar në qelizë e zvogëlojnë polaritetin dhe kur trupi bëhet aq pozitiv sa t'i hapë kanalet e natriumit në akson,ndodh dërgimi i potencialit te aksionit.Kanalet e Natriumit hapen njëri pas tjetrit në aksonin e qelizës duke e depolarizuar atë,pra duke e përçuar impulsin. Ripolarizimi e sjell qelizën përsëri në potencialin e qetësisë.Kjo ndodh kur të mbarojë sinjali që ka ardhur nga qeliza pre-sinaptike.Që të mbarojë ky sinjal,plasaritja sinaptike patjetër duhet të jetë e pastruar nga neurotransmiterët.Ka disa mënyra se si ndoh ky proces.Neurotransmiteri mund të zbërthehet nga enzimet,mund të thithet prap nga neuroni pre-sinaptik,ose mund te shpërndahet dhe kështu të largohet nga plasaritja sinaptike.Pasi të largohet neurotransmiteri kanalet e natriumit mbyllen,duke ndaluar hyrjen e mëtejshme të joneve pozitive në neuron.Në të njejtën kohë,hapen kanalet e kaliumit.Pasi që ka më shumë kalium brenda se sa jashtë qelizës,kur të hapen kanalet kaliumi kalon jashtë.Kjo do të thotë se qeliza humb jone pozitive dhe kthehet në gjendjen e qetësisë. Pas ripolarizimit vjen faza e hiperpolarizimit,e cila e bënë qelizën me negative se potenciali i vet membranor i qetësisë.Pasi potenciali i aksionit të ketë kaluar,kanalet e kaliumit qëndrojnë hapur pak më gjatë dhe kjo u mundëson joneve të kaliumit(jone pozitive) të dalin jashtë neuronit.Kjo do të thotë se qeliza përkohësisht hiperpolarizohet,ose bëhet më negative se sa në gjendjen e qetësisë.Pasi kanalet e kaliumit të mbyllen pompa natrium-kalium aktivizohet për ta rivendosur gjendjen e qetësisë. Depolarizimi
  • 6. Sinapsat elektrike Sinapsat elektrike,për dallim nga sinapsat kimike,formojnë lidhje fizike direkte ne mes të neuronit pre-sinaptik dhe post-sinaptik.Kjo lidhje ka formën e kanaleve të quajtura hapsira lidhëse,të cilat u mundësojnë joneve të lëvizin direkt nga një qelizë në tjetrën.Këto sinapsa janë më të shpejta,por më të rralla se ato kimike. Neurotransmiterët Shumica e sinapsave në organizmin tonë janë kimike,që do të thotë se informacioni bartet nga molekulat kimike,të njohura si neurotransmiter. Neurotransmiterët janë bartës kimik të mesazheve. Ato tajohen nga neuronet në sinapsa, ashtu që të mund të “flasin” me qelizat fqinje.Ketë mesazh qeliza fqinje e “dëgjon” me anë te receptorëve proteinik. Siç tham edhe më lart,neurotransmiterët janë të akumuluar në vezikulat sinaptike,lirohen nga pjesa terminale e aksonit gjatë potencialit të aksionit dhe lidhen për receptorët e membranës post-sinaptike të qelizës. Neurotransmiterët mund të ndahen në dy grupe kryesore:  molekula të vogla të neurotransmiterëve  neuropeptide Molekulat e vogla të neurotransmiterëve janë lloje të ndryshme të molekulave të vogla organike.Këtu bëjnë pjesë: o Neurotransmiterët amino-acid si glutamati,GABA (γ-aminobutyric acid) dhe glicina.Siç mund ta kuptojmë nga emri,këto neurotransmiter janë të ndërtuar nga amino-acidet.
  • 7. o Aminet biogjene si dopamina,norepinefrina,epinefrina,serotonina dhe histamine.Këto neurotransmiter kanë prejardhjen nga amino-acidet,të cilat për dallim nga amino-acidet nuk e kanë grupin karboksil.Pra,ato formohen me dekarboksilimin e amino-acideve. o Neurotransmiterët purinergjik,si ATP dhe adenozina,të cilët jane nukleutide dhe nukleozide.Keto neurotransmiter e kanë marrë emrin nga bazat purine,të cilat janë të ndërtuara nga dy unaza të azotit. o Acetilkolina nuk bën pjesë në asnjë kategori strukturale,por është neurotransmiteri kryesorë në sinapsat neuromuskulare(ku neuroni lidhet me qelizën muskulore),si dhe në shumë sinapsa tjera. Adenozina Acetilkolina Dopamina Serotonina
  • 8. Neuropeptidet janë neurotransmiter të ndërtuar nga tre ose më shumë amino-acidet dhe janë më të mëdha se molekulat e vogla të neurotransmiterëve.Ka neuropeptide të ndryshme.Aty bëjnë pjesë endorfinet dhe enkefalinet,të cilat e inhibojnë dhembjen;Substanca P,që bartë sinjalet e dhembjes;dhe Neuropeptidet Y,që stimulojnë të nxisin të ngrënit dhe mund t’I ndalojnë konvulzionet Enkefalina Neurotransmiterët e deritanishëm mund të konsiderohen si neurotransmiter "tradicional".Kohëve të fundit janë identifikuar neurotransmiter,të cilat nuk i ndjekin rregullat e zakonshme.Ato janë quajtur si neurotransmiter "jo tradicional". Këto neurotransmiter nuk gjenden në vezikulat sinaptike dhe mund të bartin mesazhe nga neuroni post-sinaptik në atë pre-sinaptik.Gjithashtu,në vend që të reagojnë me receptorët e membranës së qelizës qëllimore,këto neurotransmiter mund të veprojnë direkt me molekulat brenda qelizës.Shembull për këto neurotransmiter janë: oksidi nitrik,monoksidi i karbonit. Efekti I neurotransmiterëve Disa neurotransmiter kanë efekt nxitës,të cilët e bëjnë neuronin qëllimor të aftë për ta përçuar impulsin.Të tjerët neurotransmiter kanë efekt inhibues duke i’a bërë të pamundur neuronit qëllomor për ta përçuar impulsin.P.sh:  Glutamati është neurotransmiteri kryesor nxitës në sistemin nervor qendror.  GABA është neurotransmiteri kryesor inhibues në sistemin nervor qendror.  Glicina është neurotransmiteri kryesor inhibues në palcën kurrizore.
  • 9. Sidoqoftë,nuk ekziston një kufi I prerë midis këtyre effekteve në bazë të të cilëve I klasifikuam neurotransmiterët si nxitës dhe inhibues.Një neurotransmiter,ndonjëherë mund të ketë edhe efekt nxitës edhe inhibues varësisht nga rasti.Si mund të ndodh kjo? Ekziston vetëm një lloj I receptorëve për secilin neurotransmiter,mirëpo,një neurotransmiter mund të lidhet me më shumë lloje të receptorëve.Varësisht se cfarë receptorë ka qeliza post-sinaptike,ashtu do të manifestohet efekti I neurotransmiterit. Shembull:Acetilkolina Neurotransmite acetilkolin është nxitës në sinapsat neuromuskulore në muskujt skeletor,duke I mundësuar muskulit të kontraktohet.Ky neurotransmiter,është inhibues për zemrën,ku I zvogëlon të rrahurat e zemrës.Këto efekte të kundërta janë të mundur falë dy llojeve të ndryshmë të receptorëve të acetilkolinës në dy vendet e ndryshme.  Receptorët e acetilkolinës në muskujt skeletor quhen receptorë nikotinik të acetilkolinës.Ato mundësojnë depolarizimin e qelizës kur të lidhen me acetilkolinen.  Receptorët e acetilkolinës në muskulin e zemrës quhen receptorë muskarinik të acetilkolinës.Ato nxisin procese që e inhibojnë përçimin e potencialit të aksionit. Këto receptorë emërohen sipas llojeve të molekulekulave (përveç acetilkolinës),që mund të lidhen dhë t’i aktivizojnë receptorët.Nikotina e emiton rolin e acetilkolinës kur lidhet me këto receptorë,si dhe një toksinë e një kepurdhe që quhet muskarinë,emiton rolin e acetil kolinës kur lidhet për receptorët tjerë.
  • 10. Roli I neurotransmitërëvenë organizëm Dopamina Dopamina mund të luaj role të ndryshme në tru,varësisht nga lokacioni.Në korteksin frontal,dopamina ka rolin e oficerit të trafikut duke kontrolluar kalimin e informacioneve në pjesët e tjera të trurit.Gjithashtu luan rol në vëmendje,zgjidhjen e problemeve dhe kujtesë.Dopamina luan rol edhe në gjërat që na japin neve kënaqësi.P.sh nëse hamë një pjesë çokollatë,dopamina do të lirohet në disa zona të trurit,duke na mundësuar ta ndjejmë kënaqësine,duke na motivuar të hamë edhe më shumë çokollatë. Serotonina Serotonina njihet si një neurotransmiter inhibues,që do të thotë se nuk I jep neuronit të ardhshëm sinjal për ta përçuar.Serotonin merr pjesë në disponim, në ciklin e gjumit,kontrollimin e dhembjes dhe tretje.Në fakt,sasia më e madhe e serotoninës gjendet në traktin gastrointestinal dhe vetëm 10% në tru. Acetilkolina Acetilkolina luan një rol të madh në lëvizjën e organizmit,pra kontraktimin e muskujve.Ky neurotransmiter gjithashtu luan rol të rëndësishem në formimin e memorisë,arsyetimin verbal dhe logjik si dhe në koncentrim.Acetilkolina gjithashtu ndihmon në të ashtuquajturën sinaptogjenez,ose krijimin e sinapsave të reja dhe të shëndetshmë nëpër tru. GABA Gaba gjithashtu është I njohur si neurotransmiter inhibues që ndihmon në balancimin e neuroneve të cilat mund të jenë duke mbi-përçuar impulse.Kjo është vecanërisht e rëndësishme kur vjen në shprehjë anksioziteti ose frika,sepse lirimi I GABA-s ndihmon që organizmi të qetësohet.Në fakt,kofeina ndikon në pengimin e lirimit të këtij neurotransmiteri,kështu truri më shumë stimulohet. Ky neurotransmiter luan një rol të rëndësishëm edhe në shikim dhe kontroll motorik.Disa barëra veprojnë duke e rritur nivelin e GABA-s në tru.Kjo ndihmon në rast të epilepsisë dhe në trajtimin e dridhjeve te pacientët me sëmundjen e Huntingtonit. Norepinefrina (noradrenalina) Noradrenalina është një neurotransmiter që ndikon në aktivizimin e sistemit nervorë simpatik,sidomos në gjendje stresuese (mekanizmi “fight or flight”).Ky neurotransmiter luan rol të rëndësishëm edhe në vëmendje,emocione,gjum,mësim etj.
  • 11. Çrregullimetsi pasojë e neurotransmiterëve Depresioni Ka shumë shkaktarë të depresionit,e njëri prej tyre është edhe sasia e serotoninës në tru.Studimet kanë treguar se zvogëlimi I prodhimit të serotoninës mund të çojë deri në depresion.Si neurotransmiter tjerë që mund të ndikojnë në paraqitjen e këtij cregullimi llogariten edhe norepinephrina dhe dopamine.Shumica e barërat anti-depresiv ndikojnë ashtu që nuk lejojnë që këto neurotransmiterë të reabsorbohen në qelizën pre-sinaptike dhe kështu rritet sasia e tyre dhe ngacmueshmëria e neuronit post-sinaptik. Sëmundja e Parkinsonit Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurodegjenerativ që paraqitet për shkak të shkatërrimit të neuroneve që bëjnë prodhimin e dopaminës.Pasi që dopamina është përgjegjëse për përçimin e impulseve për lëvizje,vdekja e këtyre neuroneve shkakton simptome si: dridhje,rigiditet(ngurtësi) në lëvizje dhe balancë jo e mirë e trupit. Skizofrenia Skizofronia është një çrregullim psiqik që ndikon në mënyrën se si një njeri mendon,ndihet dhe vepron.Disa studime tregojnë se disa prishje të sasisë së dopaminës mund të luajnë një rol."Hipoteza e dopaminës" thot se shumë dopaminë në tru mund të shkaktojë skizofreninë.
  • 12. Përfundimi Për shkak të funksionit të ndërlikuar të trurit dhe nevojës për ta kuptuar se si ai funksionon,aktiviteti i sinapsave dhe neurotransmiterëve është një fushë ku bëhen shumë kërkime dhe studime intenzive. Mjetet dhe teknologjitë e reja në fizikë,biokimi,biologji molekulare dhe qelizore e bënë të mundur studimin e këtij aktiviteti për herë të parë.Janë duke u bërë ende shumë hulumtime në këtë fushë,të cilat vazhdojnë t'i zbulojnë misteret në lidhje me shëndetin mendor dhe sëmundjet.
  • 13. Literatura e shfrytëzuar  Khan Academy-web faqe  Blog CogniFit  Crash Coure-program në Youtube
  • 14. Përmbajtja Hyrja..................................................................................................................................................2 Sinapsat.............................................................................................................................................3 Llojet e sinapsave............................................................................................................................3 Sinapsat kimike...........................................................................................................................3 Sinapsat elektrike........................................................................................................................6 Neurotransmiterët..............................................................................................................................6 Efekti I neurotransmiterëve.............................................................................................................8 Roli I neurotransmitërëve në organizëm.........................................................................................10 Çrregullimet si pasojë e neurotransmiterëve ..................................................................................11 Përfundimi.......................................................................................................................................12